Luzaj Towers, Vlorë.
Pranë Lungomares, vija e dytë nga bregdeti
Çmimet publikohen kur hapen shitjet.
- Godina
- 2
- Kate
- 23
Rreth projektit.
Dy kulla. Dy përvoja. Një destinacion.
Disa vende mbeten me ne. Jo vetëm për atë që kanë qenë, por për kujtimet, historitë dhe gjurmët që lënë ndër breza. Toka e familjes Luzaj në Vlorë është një prej tyre.
Në këtë trashëgimi qëndron edhe Isuf Luzaj (1913–2000) — poet, filozof dhe intelektual shqiptar, i lindur në Kaninë. Jeta e tij e çoi larg vendlindjes, nga Parisi në Buenos Aires e më tej në Shtetet e Bashkuara, por lidhja me Vlorën mbeti po njëlloj.
Luzaj Towers lind pikërisht nga kjo lidhje.
Një emër i trashëguar që merr një formë të re përmes dy kullave, ku rezidenca, hoteli, apart-hoteli, gastronomia dhe mirëqenia bashkohen në një standard të ri jetese.
- Parkim nëntokësor
- Palestër
- Pishinë
- Pamje nga deti
- Spa & Wellness
- Bare & restorante
Arkitektura
COOP HIMMELB(L)AU, Wolf D. Prix.
Luzaj Towers është projektuar nga COOP HIMMELB(L)AU, studio austriake me bazë në Vjenë, e themeluar në vitin 1968 nga Wolf D. Prix dhe bashkëpunëtorët e tij.
E njohur për arkitekturën eksperimentale dhe format e guximshme, studioja ka ndërtuar një gjuhë të veçantë që sfidon normat tradicionale të projektimit.
Në Luzaj Towers, kjo qasje merr formën e dy kullave me silueta fluide dhe forma organike, të vendosura mbi një bazament monolit. Ballkonet e vazhdueshme, fasada modulare dhe gjeometritë e veçanta krijojnë një arkitekturë dinamike, të hapur ndaj dritës, detit dhe maleve.
Një vepër bashkëkohore që i jep Vlorës një prani të re në horizont.
Godinat e projektit.
North Tower
Rezidenca
- Kate mbi tokë
- 23
- Nivele nëntokësore
- 3
North Tower sjell një koleksion rezidencash të konceptuara me një qasje të pastër arkitekturore, ku hapësira, drita dhe privatësia formojnë një standard të ri banimi.
Me 23 kate mbi tokë, 3 nivele nëntokësore dhe parkim të dedikuar, kulla ofron një përzgjedhje të kuruar rezidencash, nga 1+1, 2+1 dhe 3+1, deri tek Duplex Premium — të projektuara për stile të ndryshme jetese dhe një përvojë të rafinuar banimi.
Një koleksion rezidencial i krijuar për ata që kërkojnë më shumë nga hapësira ku jetojnë.
South Tower
Hotel & ApartHotel
- Kate mbi tokë
- 23
- Nivele nëntokësore
- 3
South Tower ndërthur hotel, apart-hotel dhe shërbime premium në një koncept të integruar, ku komoditeti i një rezidence private takohet me standardet e hotelerisë.
Me 23 kate mbi tokë, 3 nivele nëntokësore dhe parkim të dedikuar, kulla ofron 163 njësi hoteliere dhe 49 apart-hotel, të konceptuara për qëndrime të shkurtra, afatgjata dhe një mënyrë jetese fleksibël.
Një adresë ku mikpritja, komoditeti dhe shërbimi bashkohen në një përvojë tërësisht të kuruar.
- Spa & Wellness
- Fitness
- Pishinë
- Bare & Restorante
- Hapësira eventesh
- Parkim
Njësitë dhe çmimet, së shpejti.
Lista e njësive dhe çmimi i secilës publikohen këtu sapo të hapen shitjet. Lini numrin te paneli dhe ju njoftojmë të parët.
Ecuria e punimeve.
- Përfunduar: Projekti dhe leja
- NdërtimiNë proces
- Dorëzimi i çelësave
Vendndodhja e projektit.
Në vijën e dytë nga bregdeti, Luzaj Towers pozicionohet pranë Lungomares, me lidhje të drejtpërdrejtë me qendrën, portin dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Një pikë strategjike mes qytetit, rivierës dhe destinacioneve kryesore të jugut — e menduar për ata që kërkojnë afërsi, akses dhe një adresë që ia vlen.
Pranë Lungomares, vija e dytë nga bregdeti · Hap në Google Maps
- Lungomare
- Në këmbë
- Qendra e vjetër e Vlorës
- 4,1 km
- Porti i Vlorës
- 3 km
- Bypass-i i Vlorës
- 4 km
- Kalaja e Kaninës
- 5 min
- Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
- < 20 min
- Dhërmi
- 42 km
- Himarë
- 58 km
- Tiranë
- 135 km



