Kalo te përmbajtja

Rreth nesh

Unity.
Movement. Achievement.

UMA — krijuar për të zgjatur.

UMA Properties & Investments është një kompani e pasurive të paluajtshme që bashkon eksperiencën në real estate, ndërtim, teknologji dhe marketing. Me qendër në Lakeview, Tiranë, ne ndërthurim zhvillimin, ndërtimin, njohjen e tregut dhe standardin e shërbimit për të krijuar një qasje të plotë ndaj pronës. Ne përzgjedhim dhe zhvillojmë mundësi me cilësi dhe potencial afatgjatë, të udhëhequr nga integriteti, përkushtimi dhe vëmendja ndaj çdo detaji.

Ne besojmë se një pronë është më shumë se një transaksion. Është një vendim për të ardhmen, një hap drejt një mënyre më të mirë jetese ose një investim që duhet të krijojë vlerë me kalimin e kohës. Në çdo projekt dhe çdo marrëdhënie, synojmë të krijojmë një përvojë që shkon përtej momentit të blerjes — duke ofruar siguri dhe vlerë afatgjatë. Në UMA, suksesi matet jo vetëm me atë që ndërtojmë sot, por me besimin që mbetet edhe nesër.

Parime

Tre parime që përcaktojnë UMA.

01

Unity.

Zhvillimi, ndërtimi, njohja e tregut dhe shërbimi, të mbajtur së bashku si një qasje e plotë ndaj pronës.

02

Movement.

Nga mënyra se si zhvillojmë dhe investojmë te mënyra se si përjetojmë një hapësirë. Cilësi që ndihet, jo vetëm që shihet.

03

Achievement.

Vlerë që qëndron, dhe vende që kanë karakter. Krijuar për të zgjatur, jo vetëm për t’u hapur.

UMA — krijuar për të zgjatur.

Na kontaktoni